Nastradini “vjen” në Korçë/ Shfaqja e rrugës për herë të parë në vendin tonë

Nga Korça nisi luajtja e shfaqjen “Në Këpucët e Nastradinit” nj projekt ndërkombëtar i cili në qendër ka shfaqjen në rrugë, dhe që përfshin një sërë vendesh evropiane.

Aktorë dhe regjizorë italianë e shqiptarë bashkëpunuan për këtë shfaqje ndërsa publiku ishte mjaft i interesuar për këtë komedi.

Sheshi i Korçës, u kthye në një skenë teatri.

Akorë korçarë, italianë dhe të rinj të talentuar në aktim përcollën rrëfenjat gazmore ku në qëndër kanë pasur Nastradinin.

Shfaqja u quajt “Në këpucët e Nastradinit”

"Shfaqja është shumë e bukur, ka shumë humor, të thëna dhe të pathëna; të bëra dhe të pabëra të Nastradinit, që e nxjerrin atë një njeriu të urtë, të mencur, të mocëm, por herë-herë edhe mendjelehtë dhe budalla," tha Zamira Kita.

Për regjisoren italiane Laura Salvini është një emocion i veçantë që ndodhet në Shqipëri për këtë vepër, ndërsa foli për ndërkombëtarizimin e figurës në Nastradinit.

"Kjo shfaqje vjen nga një histori e gjatë, sepse që nga 2014 ne po punojmë për të. Këtu dalloj se të njëjtat histori që tregohen në Itali për Nastradinin, tregohen edhe këtu. Ky është një projekt ndërkombëtar, që ka përfshirë italinë, blegjikën, francën dhe Shqipërinë, dhe përmblidhjet në një fjali, kujdes kur ndaloni njerëz, sepse rrezikoni të ndaloni edhe historitë e tyre, sepse historitë janë ata që na bëjnë neve," tha ajo.

Shfaqjet e rrugës në Shqipëri ende nuk praktikohen në masë,  teksa mungon infrastruktura dhe fondet për këtë lloj teatri.

EMISIONET