Muzikë italiane në Shkodër, Vinicio Capossela performon në teatrin “Migjeni”

Artisti i mirënjohur italian Vinicio Capossela është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh. Ai u ngjit në skenën e teatrit Migjeni ku performoi në kuadër të një turi ballkanik të nisur në Serbi e që do të përfundojë në Kosovë.

Një stil i veçantë muzikor dhe performanca që përherë e kanë dalluar në skenë.

Vinicio Capossela, artisti i njohur Italian u rikthye pas 6 vitesh në Shkodër, ketë herë me koncertin e tij si pjesë e turit Ballkanik, që nisi në Serbi dhe mbyllet në Kosovë.

 Publiku shkodran shijoi përformancat e tij dhe grupit muzikor, në një mbrëmje të mbushur me ritëm dhe ngjyra në teatrin “Migjeni”.

“Për mua Shkodra është një qytet gjithnjë e më shumë i dashur e më mikpritës. Është e katërta herë që unë vij në Shkodër. Kam ardhur në momente informate, thjesht për qejfin tim. Kam takuar miqtë e mi në Shkodër.

Është një rajon i bukur në kompleksitetin e tij ku muzika në vetvete është një urë e mirë për të lidhur këta popuj. Mund të them që muzika i lidh këta popuj dhe pse jo, erdha të bëj performancën time në Shkodër,” tha ai.

Capossela këtë rikthim dhe turin e tij e përshkruan si ndër më të veçantit.

Koncerti u hap nga këngëtari shkodran Agim Molla, i cili i ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e interpretimit, artistit italian Capossela.

Ai erdhi nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës dhe Bashkisë Shkodër, një rrugëtim vjeshtor i dashur dhe i dëshiruar prej vitesh, pavarësisht plagëve të historisë, të cilat kanë shënuar dhe vazhdojnë të shënjojnë kaq thellë këto vende.

EMISIONET