“Mozaik 2021”/ Piktori Myftar Cubi hap ekspozitën në Shkodër

Piktori, Myftar Cubi, çeli në Shkodër të parën ekspozitë personale pagëzuar Mozaik 2021.

Pedagogu i Akademisë së Arteve paraqet aty punime të realizuara ndër vite mes të cilave gjen një ndërthurje të veçantë nga figurat biblike, tek portretet e personazheve historike dhe erosi.

Elemente që i kanë dhënë mundësinë të shpreh ndjesitë e brendshme përmes një stili unik, duke kombinuar gurë më gurë.

E jo më kot gjithçka ai e nis me historinë e qytetit të tij, "Rozafën".

“Se kur themi Rozafë kuptojmë Shkodër, dhe kur themi Shkodër, kuptojmë Rozafë. “- tha ai.

Cubi është shquar për artet vizive dhe i ka kushtuar një jetë mozaikut, ku punimet e tij janë pjesë e ekspozitave thuajse në të gjitha kontinentet.

“Dashuria për artin si duket ka lindur bashkë me mua dhe mozaikun unë kam brenda shpirtit.”- shprehet më tej ai.

I vlerësuar me titullin "Nderi i qarkut Shkodër" dhe qytetar Nderi i Malësisë së Madhe, prej nga ku ka prejardhjen, Myftar Cubi njihet si piktori i mozaikut në Shqipëri për të cilin hyri edhe në librin Guinnes.

Në Shtëpinë e Bardhë gjendet një pikturë e tij, dedikuar tragjedisë së kullave binjake më 11 shtator 2001.

Kjo pikturë që ka fituar mbi 5 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtoi vëmendjen tek artisti shqiptar Myftar Cubi, i cili është vlerësuar  mes 500 artistëve të njohur të botës që punojnë me teknika speciale.

EMISIONET