Monografia e gjeneralmajores, Manushaqe Shehu sjell librin “Lidershipi ne mjedisin e sigurisë”
Gjeneralmajorja e parë shqiptare Manushaqe Shehu, prezantoi studimin “Lidershipi në mjedisin e sigurisë”, ku trajton sfidat dhe transportimin e forcave të armatosura shqiptare.
“Lidershipi në mjedisin e sigurisë” trajtohet në monografinë e Gjeneralmajores së parë grua në Shqipëri, Manushaqe Shehu.
Veç sfidave, trajton dhe analizon transformimin e forcave të armatosura shqiptare ndër vite.
Libri u prezantua në Akademinë e Shkencave, ku mes ushtarakeve ishte edhe ish presidenti i Republikës Alfred Moisiu që kishte vlerësime për botimin dhe autoren.