"Mik Festival" në Korçë/ Nga muzika për çdo moshë tek të ftuarit special, ja çfarë sjell edicioni i 5-të

Rrugëtimi i Mik Festival arriti në edicionin e tij te pestë.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës që bën bashkë në Korçë artistë nga një gjeografi e larmishme, startoi mbrëmjen e së premtes, me një koncert për piano dhe orkestër të një kompozitori ukrainas të viteve 60, menduar si mbështetje për popullin e Ukrainës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vazhdim të traditës së Mik Festival, por edhe me ndërthurjen e muzikës klasike me zhanre të tjera të muzikës, organizatorët synojnë ta bëjnë më të veçantë këtë edicion, duke i shtuar ngjyra dhe përfshirë çdo shije dhe moshë.

"Duam që të promovojmë në rradhë të parë të gjitha pikat e bukura të qytetit, por në rradhë të parë të teatrit. Kjo pasi është një koncert që ka jo vetëm muzikën klasike, ka muzikën popullore, tradicinale, pop muzikën DJ.

Ky festival të ketë të gjithë familjen brenda. Të jetë dhe nëna e babai, por dhe fëmija që ka nevojë të dëgjojë një muzikë DJ," tha Inva Mula.

Teatri Çajupi, Pazari i Vjetër, por edhe ishulli i Maligradit në Pustec, do të jenë skenat ku do të mbahen gjatë fundjavës koncertet, të cilëve do t'ju bashkohen edhe emrat e njohur si balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtarja Ledina Çelo.

"Iliri ka marrë nxënësit e tij të dikurshëm nga Londra, Nica, Italia e Shqipëria. Për ti dhënë ngjyra këtij koncerti kemi ftuar një nga divat shqiptare që ka kohë që nuk performon që është Ledina Çelo.

Është akoma më aktual se kurrë që ne të luajmë një koncert me piano dhe orkestërtë të një kompozitori ukrainas të viteve '60," tha ajo.

Ideatorja e Mik Festival, sopranoja Inva Mula u vlerësua në çelje të eventit nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin Qytetare Nderi.

Festivali Ndërkombëtar,do të mbyllet me një koncert për harpë qe do të mbahet në shtëpinë muze të shkrimtarit Sterjo Spase në Pustec.

EMISIONET