Meta homazhe në nder të piktorit Ali Oseku: Ishte dhe një mik i jashtëzakonshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi homazhet në nder të artistit të mirënjohur, Ali Oseku i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

“Isha sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit piktorit të shquar Ali Oseku, i cili jo vetëm ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht edhe ka lënë pas një krijimtari unikale.

Edhe, përveç të tjerash, ishte dhe një mik i jashtëzakonshëm, i cili edhe mua do të më mungojë shumë, edhe për shkak të miqësisë që kisha me të.

Por, që do të kem fatin dhe ta kujtoj vazhdimisht përmes disa prej veprave të tij, të cilat tashmë unë I kam jo vetëm në zyrë, por dhe në ambientet ku punoj, apo jetoj.

E bashkë me to, do të kujtoj gjithmonë, edhe atë miqësi të sinqertë që ai rrezatonte, por dhe atë përgjegjshmëri shoqërore, që kishte për të gjitha momentet që kalonte vendi.

Dhe njëkohësisht, edhe atë tolerancë që ai kishte, për arsye sepse kishte vuajtur në të kaluarën. Një përsekutim të padrejtë, për shkak se, kishte qenë më I avancuar se koha kur jetoi, por dhe pati fatin që të jetojë në një kohë tjetër.

Dhe të krijojë përsëri, dhe të lërë pas shumë vepra, përmes të cilave ai do të mbetet gjithmonë i përjetshëm”, u shpreh Meta në një prononcim për mediat.

Meta homazhe në nder të piktorit Ali Oseku: Ishte dhe një mik i

Meta homazhe në nder të piktorit Ali Oseku: Ishte dhe një mik i

EMISIONET