Mesazhe e histori në pak minuta, artistë nga 28 vende të botës në “Korça Short Film Fest”

Kineastë nga 28 vende të botës janë bërë pjesë e edicionit të 9 të Festivalit të Filmit me metrazh të shkurtër në Korçë. Në pak minuta tregojnë histori e përcjellin mesazhe të forta sociale.

Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër ngriti siparin e edicionit të 9 në Korçë.

Në garë kineastë nga e gjithë bota.

"Do shfaqen 72 filma, në kompeticion janë 52. Janë 28 vende të ndryshme të botës që janë selektuar me filmat e tyre, 52 kineastë të ndryshëm. Synimi i Festivalit të filmit të shkurtër është të afrojë të rinjtë në një mënyrë alternative te arti, kultura."

Eroll Bilibani, kineast nga Kosova është për herë të parë në garë.

"Një festival i vogël, intim që ka potencial për tu rritur."

E vlerëson të rëndësishëm organizimin për të nxitur këtë zhanër të artit.

"Forma e filmit të shkurtër është një formë shumë interesante për ti treguar rrëfimet e thjeshta, është sikur tregimet e shkurta."

Filmat në garë do të shfaqen për disa ditë me radhë.

Në pak minuta tregojnë histori dhe përcjellin mesazhe të forta.

"Ne do të shohim disa filma dhe ende nuk i dimë mesazhet e tyre. Filmi që kam përgatitur në Francë kërkon të propovojë kreativitetin dhe marrjen përsipër të rreziqeve për probleme sociale dhe ndihmën komunitare. Këtë dua të shfaq edhe këtu."

 “Korça short film fest” mbahet çdo verë, ndërsa vit pas viti numri i pjesëmarrësve është rritur.

EMISIONET