Mesazh në papirus, Izraeli zbulon shënimin e epokës së hekurit: Dërgo Ismaelin!

Izraeli ka zbuluar një shënim jashtëzakonisht të rrallë papirusi në hebraishten e lashtë që daton 2700 vjet më parë. Fragmenti i letrës, i shkruar në paleo-hebraisht, i përdorur gjatë epokës së Tempullit të Parë, ka katër rreshta ku lexohet "Dërgo Ismaelin", me pjesën tjetër të fjalëve të paplota.

Mesazh në papirus, Izraeli zbulon shënimin e epokës së

Autoriteti i Antikiteteve i Izraelit shfaqi prezantoi për publikun një shënim të rrallë papirusi në hebraishten e lashtë që daton 2700 vjet më pare, dhe që është sjellë së fundmi në Jerusalem pas zbulimit të rastësishëm në Shtetet e Bashkuara.

Fragmenti i letrës, i shkruar në paleo-hebraisht, i përdorur gjatë epokës së Tempullit të Parë, ka katër rreshta ku lexohet  "Dërgo Ismaelin", me pjesën tjetër të fjalëve të paplota.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po dërgohej dhe ku," tha Joe Uziel, drejtor i  Autoritetit të antikiteteve.

Në epokën e hekurit, hebrenjtë përdornin fragmente argjile për të skalitur shënime të shkurtra dhe lëkurë kafshësh për shkrimet e shenjta, me papirus të rezervuar për korrespondencën zyrtare, tha Eitan Klein, zëvendësdrejtor i autoritetit.

Papiruset e mbetura në klimën e thatë të shkretëtirës Judease mund të kishin mbijetuar në shekuj, por kishte vetëm dy  të tillë nga epoka e Tempullit të Parë të njohur për studiuesit përpara zbulimit të fundit, tha Klein.

"Ky papirus është unik, jashtëzakonisht i rrallë," tha ai.

Udhëtimi i tij në laboratorin e ruajtjes së Autoritetit filloi kur Shmuel Ahituv, një nga studiuesit kryesorë të lashtë të Izraelit në Lindjen e Afërt, iu ngarkua në vitin 2018 të përfundonte punën për një libër rreth shkrimit të lashtë hebraik.

Pronari e kishte trashëguar papirusin nga nëna e tij e ndjerë, e cila në vitin 1965 e bleu ose e mori si dhuratë nga Joseph Saad, kurator i atëhershëm i Muzeut Arkeologjik Palestinez.

Në Shtetet e Bashkuara, gruaja e kishte kornizuar papirusin poshtë një fotografie dhe e kishte varur në shtëpinë e saj.

Autenticiteti dhe mosha e artefaktit u përcaktuan duke përdorur datimin paleografik dhe me karbon-14.

EMISIONET