Mendohet të jetë 200 vjeçare, historia e spirancës që ndodhet prej 10 vitesh në Sarandë

Ora Verore, këtë të hënë ka vizituar Sarandës, qytet i cili njihet jo vetëm për detin e jetën e natës, por edhe për historinë e kulturën.

Në qytet që prej 10 vitesh ndodhet një spirancë e cila mendohet të jetë 200 vjeçare. Ka qenë gazetari Thoma Nika, i cili për mikrofonin e Ora Neës, ka treguar dhe historinë e spirancës dhe frika që kishin kur peshkatarët e nxorën në breg të detit.

Thoma Nika: Ky qytet e ka këtë mega-spirancë dhuratë nga deti i vet, nga gjiri i Sarandës, nga njerëzit e këtij deti. Plot 10 vite më parë, ndodhi që një anije peshkimi ra në fund të detit dhe u mendua që kishin të bënin me një anije të mbytur. Por me kalimin e kohës kuptuan se kishin të bënin me një spirancë gjigante, të cilën e nxorën në det. Ky objekt duke qenë se mendohej se kishte të paktën dy shekuj nën ujë, rreziku ishte që kjo të dekompozohej me daljen në ajër.

Ai tha më tej se: Njerëzit habiten kur e shohin një spirancë të tillë. Atyre ju bën përshtypje historia e spirancës.

Përveç spirancës në shëtitoren e qytetit ndodhen dhe 6 skulptura. Piktori Lefter Çeko tregoi se motivi i skulpturave është magjia e detit.

Lefter Çeko: Janë 6 skulptura. Motivi i këtyre skulpturave është nga magjia e detit. Kur u organizua simpoziumi për skulpturën për qytetin e Sarandës, u vendos që të bëhej kjo krijimtari me motivet e gjësë së gjallë të detit.
Të gjitha periudhat e historisë i gjejmë me objekte, me reliket në arkeologji. Këtyre u është shtuar dhe grupi skulptura.

EMISIONET