Mehmet Shehu mes faktesh historike, Myslym Pasha hedh dritë mbi takimin e parë të Shehut me Enver Hoxhën

Figura e ish-kryeministrit të diktaturës në Shqipëri, Mehmet Shehu, gjithmonë ka ngjallur interes për lexuesin dhe publikun. Vëtëvrasja apo vrasja e tij ka zgjuar vëmendjen edhe të ish-kolonelit Myslym Pasha, i cili ka vedosur të shkruajë një roman historik për Shehun, por parë në një tjetër këndvështrim, atë të një kundërshtari të regjimit të Enver Hoxhës. Libri i Pashait na zbulon detaje dhe jep fakte mbi jetën dhe angazhimin e ish-Kryeministrit në përpjekje për të ndryshuar atë sistem famëkeq politik, por që mbyllet me një fjali kuptimplotë: E vranë sa filloi luftën.

Mbi 250 personazhe reale, me emrat e tyre të vërtetë dhe pseudonimet luftarake në truall të Mallakastrës.

Me ëndrrën e tij të përmbysjes klasore, Mehmet Shehu bie në kontakt me Partinë Komuniste Shqiptare teksa kthehej i zhgënjyer nga lufta e Spanjës dhe e krusmës së kampeve të përqëndrimit.

Këtë sfidë letrare të shkrimit të një romani historik mbi jetën e Mehmet Shehut, e mori përsipër shkrimtari me origjinë mallakastriote Myslym Pasha.

Në figurën e Mehmet Shehun, ish-koloneli ka zbuluar tragjiken.

"Kemi të bëjmë me një figurë tragjike dhe tragjikja e tij përfundon në 1981 por unë si shkrimtar në këtë periudhë që kam kapur Mehmet Shehun jam shumë fatlum se ka plot gjëra interesante nga figura e tragjikes që ai bluan në vetëveten e tij."

Pyetjes nëse e vranë, apo u vetëvra, Pasha i jep këtë përgjigje.

"Do preferoja të isha bosh, nuk ka rëndësi nëse e vrau veten apo jo. Mbarimi i jetës së tij ishte tragjike, mbarimi i jetës së tij ishte edhe mbarimi i sistemit."

Gjithashtu ai zbulon detaje nga takimi i parë i Shehut me Enver Hoxhën në Konferencën e Labinotit.

"Ti, i thotë Enver Hoxhës, që fole për proletariatin dhe fshatarësinë nuk e njeh as proletariatin dhe as fshatarsinë. Çfarë janë këto instruksione që na i bëjnë jugosllavët? Këto janë çapa-çule."

Duke e mbyllur librin e tij me “Lufta e Mehmet Shehut sapo kish filluar”, duket se ky libër nuk do të jetë sfida e fundit e Myslym Pashës për jetën dhe kontributin historik të figurës së Shehut.

EMISIONET