Me 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, Ansambli Zëri i Bilbilit po tërheq si magnet turistët

Prej 20 vitesh ata i japin zë polifonisë dhe mbajnë gjallë vallet tradicionale të Sarandës. Po flasim për Zërin e Bilbilit, që fillimisht do të krijohej si grup polifonik në 2002 për tu shndërruar në një Ansambël të Vërtetë në përbërje të të cilit ka 50 artistë.

Ora Verore dhe moderatori Ronaldo Sharka i vizituan në skenën e tyre, në kalanë e Lëkursit në të cilën brenda një viti japin deri në 250 koncerte.

Me 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, Ansambli

"Mirëse keni ardhur në kalanë e Lëkursit ku buxhet kënga polifonike dhe vallja tradicionale. Ansambli Kulturor "Zëri i Bilbilit" në këtë kala jep 200-250 koncerte në vit për turistët e huaj.Turistët vijnë dhe ikin të kënaqur.Këtë vit festojmë 20-vjetorin e krijimit.Grupi sot në përbërje ka 50 artistë nga mosha më e madhe tek më të vegjëlit. Kemi 100 fëmijë që i mësojmë", tregon udhëheqësi i grupit Sinan Sameti.

"Kemi marrë pjesë në shumë festivale, kemi fituar çmime të para, të dyta, të treta.Ka dhënë koncerte brenda dhe jashtë vendit.Është përfaqësuar në të gjitha festivalet kombëtare" shton më tej ai.

Në dy dekada ai veçon si ngjarjet më të veçanta vlerësimet që kanë marrë si Ansambël.

"Ngjarja më e veçantë ka qenë dekorimi që kemi marrë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Po kështu këshilli bashkiak i Sarandës na ka nderuar me "Nderi i Qytetit" për këtë punë që bëjmë.Një vlerësim nga pushteti qëndror dhe lokal".

Ky Ansambël me këngën polifonike dhe vallet tradicionale është kthyer në një magnet për turistët, duke i dhënë më tepër vlera Sarandës dhe kalasë.

Me 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, Ansambli

"Polifonia njihet, të gjitha agjencitë turistike në Sarandë kërkojnë të njihen me polifoninë dhe vallen.Polifonia  dhe vallja pëlqehen shumë. Prandaj ka ardhur në rritje, e kemi nisur me 10-20 koncerte dhe kemi arritur 200-250. Është një valle e pijanecit e bukur, turistët polakë e kërkojnë. Edhe turistët  vendas gjithashtu. Jemi të vetmit që e bëjmë këtë punë në gjithë Shqipërinë. Një agjenci turistike amerikane në programin e vet ajo shkruan: Do shkojmë në Sarandë, do vizitojmë Sarandën dhe Shqipërinë. Por një gjë e veçantë është Ansambli Zëri i Bilbilit të Sarandës ku do ndiqni këngët e bukura polifonike dhe vallet tradicionale".

Shqetësim kanë edhe trashëgiminë ndër breza ndaj kanë nisur nga puna.

"Kam nisur kurse me fëmijët. Kam krijuar një grup të rinjsh për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë polifoninë. Pushteti lokal dhe qëndror nuk e kanë këtë ndjenjë. E ruajmë me forcat tona me këtë zhanër".

Me 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, AnsambliMe 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, AnsambliMe 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, AnsambliMe 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, AnsambliMe 250 koncerte në vit në kalanë e Lëkursit, Ansambli

EMISIONET