Mbyllet muzeu gjerman: U vodhën monedha ari kelte me vlerë miliona euro

Një vjedhje me vlerë miliona euro ka ndodhur në një muze gjerman. Grabitësit thyen vitrinën e Muzeut “Manching” të Bavarisë, duke vjedhur një sasi të madhe monedhash ari kelte.

Mbyllet muzeu gjerman: U vodhën monedha ari kelte me vlerë miliona

Një sasi monedhash ari kelte, me vlerë miliona euro, u vodhën nga një muze gjerman, në një bastisje të guximshme në orët e para të mëngjesit të së martës. Punonjësit në muzeun në “Manching” të Bavarisë më vonë zbuluan se "vitrina ishte thyer" dhe e gjithë rezerva e monedhës së arit ishte vjedhur, tha policia lokale.

Hetuesit nuk dhanë detaje të tjera në lidhje me rrethanat e grabitjes, por zyrtarët lokalë theksuan një ndërprerje në shërbimet telefonike dhe të internetit.

"Muzeu është në fakt një vend me siguri të lartë. Por të gjitha lidhjet me policinë u ndërprenë," tha kryebashkiaku Herbert Nerb.

"Profesionistët ishin në punë këtu," shtoi ai.

Zhdukja e thesarit është një "katastrofë e plotë" për qytetin bavarez. Koleksioni i mbi 450 monedhave ari ka qenë një element kryesor i Muzeut Keltik dhe Romak në Manching. Të zbuluara në vitin 1999, monedhat mund të datojnë "rreth 100 vjet para Krishtit" dhe kanë një vlerë prej "disa milionë euro", sipas policisë.

Vjedhja e monedhave është e fundit në një seri grabitjesh të profilit të lartë në muze në Gjermani.

Një bastisje e paprecedent u shënua në muzeun “Green Vault” në Pallatin Mbretëror të Dresdenit në nëntor 2019, ku u grabitën 21 copë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Ekspertët e sigurimeve thonë se vlera e Green Vault arrin të paktën 113.8 milionë euro.

Autoritetet besojnë se anëtarët e një familjeje famëkeqe kriminale e kryen atë grabitje.

EMISIONET