Mbrëmje poetike në Pogradec e Korçë për të madhin Mitrush Kuteli dhe poetin Skënder Rusi
Në 115 vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Mitrush Kuteli, u organizua në Pogradec mbrëmja poetike "Vargje mbi liqer".
Pogradecarë e të ftuar kanë ndarë në këtë mbrëmje mbresa, kujtime dhe diskutime rreth Mitrushit dhe veprave të tij.
-
-
Turistët serb bllokohen në Valbonë, njëri humb jetën nga infarkti
16 Korrik, 16:21
Mbrëmja poetike krahas diskutimeve u shoqërua dhe me interpretime të poezive të Mitrush Kutelit dhe Lasgush Poradecit, të cilat përcollën emocione të forta.
Ndërkohë po të premten në Korçë u mbajt një mbrëmje poetike për poetin Skënder Rusi në nder të 70-vjetorit të lindjes së tij.
Pjesë e mbrëmjes u bënë këngët dhe përshëndetjet e ndryshme nëpërmjet poezive të tij teksa ishte i rrethuar me dhjetëra urime dhe dhurata.