Malësia e Madhe zgjedh më të bukurën, kurorën e “Miss Bjeshka” e rrëmben malësorja që erdhi nga SHBA-ja

Shpallja e më të bukurës malësore, është paraprirë nga një aktivitet i larmishëm artistik e kulturor. Çmimin e parë e fitoi Dila Buja, mes një konkurence të fortë me disa kandidate për këtë çmim bukurie.

Si çdo vit në Predelec të Kelmendit në Malësinë e Madhe u zhvillua spektakli “Miss Bjeshka 2022”.

Të pranishëm në aktivitetin e përvitshëm ku zgjidhet e bukura e bjeshkëve ishin qytetarë të cilin kishin ardhur anë e mbanë vendit, por dhe përfaqësues të qeverisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në fjalën e tij kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj u shpreh se kjo traditë vazhdon e përforcohet nga viti në vit.

"Kjo zonë është një ndër zonat më artdashëse në Shqipëri. Dhe sigurisht ka marrë përmasa të mëdha që gjithëkush mund të vij dhe ta shijojë këtë event. Folku i bjeshkëve është i çmuar, asnjëherë nuk do të shterojë," tha ai.

Çmimin e parë e fitoi Dila Buja, mes një konkurence të fortë me disa kandidate për këtë çmim bukurie. Ajo kishtE ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës enkas për spektaklin “Logu i Bjeshkëve”.

"I falenderoj të gjithë për këtë pritje dhe vlerëzim. Po më plas zemra nga gëzimi. Veshje dhe vend më të bukur në botë se ky, nuk ka," u shpreh ajo.

Veç tre çmimeve, për njërën nga vajzat u dhurua dhe një kurs profesional nga akademia multifunksionale "Afrodite".

 “Logu i Bjeshkëve”, e nisi rrugëtimin e tij në Kelmend në vitin 1998,duke kurorëzuar cdo vit bukurën e Malësisë së Madhe.

EMISIONET