Malësia e Madhe e më të bukurës, traditës dhe kulturave shekullore

Shpallja e më të bukurës malësore, është paraprirë nga një aktivitet i larmishëm artistik e kulturor. Çmimin e parë e fitoi Dila Buja, mes një konkurence të fortë me disa kandidate për këtë çmim bukurie.

Tashmë bukuritë e rralla të liqenit të Komanit, lumit të Shalës dhe Vermoshin do ta shijojmë nëpërmjet ajrit me Viva helicopter.

Para se të ngjiteshim në ajër dhe pas përgatitjeve u përballëm me një terren të mrekullueshëm.

Bukuritë e Komanit, Lumit të Shalës, Vermoshit apo Kelmendit janë të jashtëzakonshme, me shumë atraksione natyrore, të cilat karakterizohen me pamje të magjepsëse natyrore.

Duke kaluar nëpër Tamarë, qendrën e Komunës së Kelmendit shohim njerëzit të cilët janë mbledhur duke shijuar aktivitetin ku do të zgjidhet e bukura e bjeshkëve 2022.

Teksa udhëtojmë në ajër duke shijuar ndalesa ishte në qafën Predelecit në Kelmend.

Këto bjeshkë karakterizohen me bukuri të shumta natyrore, ajrin e pastër, dhe bimët e shumta natyrore, përbëjnë pamje mahnitëse.

Tashmë prej vitesh zhvillohet Logu i Bjeshkëve .Aktiviteti organizohet tashmë çdo vit në muajin gusht dhe është bërë i njohur në të gjithë trevat mbarëshqiptare.

"Ky aktivitet është i hershëm. Në atë kohë 2-3 fshatra kishin një kishë. Kanë marrë dikur nuse të fshatrave, i kanë rreshtuar për të parë se cila është më e bukura," thotë një banor.

"Që në '46 është zhvilluar ky konkurs. Është bërë si festë e Kelmendit Ditën e Shna Rrokut, dhe të gjitha nuset që janë marrë kanë dalë në log. Atëherë nuk ka pasur juri po vendoste publiku," thotë një tjetër.

Ai njihet si vendi ku vajzat më të bukura të Kelmendit konkurojnë për të qenë më e bukura e Bjeshkëve, për të fituar kurorën e “Miss Bjeshkës”.

"Të gjitha vajzat që dalin aty janë mis. S'ka rëndësi se çfarë vendi marrin ato janë të gjitha të bukura."

Ajo që bie në sy është numri i shqiptarëve që prej vitesh ishin në emigrim të cilët kishin udhëtuar nga Amerika drejt vendit tonë posaçërisht për të ndjekur nga afër festën.

Ky 82 vjecar jeton prej 27 vitesh në Amerikë e tregon për këtë event të rëndësishëm për to.

"Jetoj në Amerikë dhe kemi arrë për këto bjeshkë tona kreshnike. Krenohemi për këtë malësi të Madhe," tha ai.

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj u shpreh se kjo traditë do të vijojë të përforcohet nga viti në vit.

"Është një festë që nuk i ngjan asnjë tjetre në Shqipëri. Mundohemi ta realizojmë sa më mirë dhe origjinale. Duhet të përshtasim edhe të renë me të vjetrën, xhubleta, këngët, lahuta. Duke marrë parasysh se edhe preferencat janë të ndryshme. Ka marrë përmasa të mëdha pasi të gjithë duan të vijnë e ta shijojnë këtë ditë," tha ai.

Logu i bsjeshkëve është i pashamngshëm e s'do shterojë asnjëherë.

Drejtoresha e qendrës kulturore të fëmijëvë lindita shabaj u shpreh se numri i pjesmarrjes për këtë event rritet çdo vit.

"Gjëja kryesore është ruajtja e trashëgimisë së zonës, ruajtja e traditës. Xhubleta, një veshje mijëravjeçare, që është trashëguar brez pas brezi. Vajzat që kanë ardhur në log e kanë të familjes. Çdo vit ka risi tek këngëtarët dhe artistat, por ne mundohemi të promovojmë risi të reja, por dhe këngëtarët që ruajnë traditën. Këtë vit kemi një grup shqiptarësh nga Amerika që kanë ardhur posaçërisht për të kënduar për Logun e Bjeshkëve," tha ajo.

Kryetari i bashkisë së Vaut të dejës Mark Babani u shpreh se synimi i këtij eventi është mbajtja gjallë e traditës dhe përcjellja e saj te brezat e rinj.

Ky është një aktivitet që flet ër të Bukurat e Malësis. Malësia ka shumë të bukura, malet, kultura, historia, trimëria. E veçantë ka qenë bukuria e vajzës malësore. Këto aktivitete dhe kjo kulturë, sot kthen edhe turizmin. Kjo është shumë e rëndëishme për tu dhënë jetë e mundësi këtyre maleve," tha ai.

Edhe artistët që performuan përcollën emocionet e kësaj feste.

Kësaj feste i ishte bashkuar dhe nipi i bajraktarit të Vermoshit Prek Calit.

Anton Lajçaj prej 15 vitesh jeton në SHBA, por thotë se dëshira për t'ju bashkuar festës e solli në Shqipëri.

"Vetëm kështu mund ta ruajmë atë çfarë të parët tanë kanë ruajtur dhe kanë dhënë jetën për këto troje. E përgëzoj mjaft këtë festë. Mundohemi të mbajmë lidhjet, të vijmë këtu e të përlkulemi për të parët tonë, për atë që na bën të jemi shqiptar," tha ai.

Në këtë event garonin 11 vajza mes një konkurence të forte me njëra tjetrën. Të gjithë kanë të veshur kostume kombëtare. Ato janë të çiltra e të qeshura . Të gjitha vajzat vijnë nga bjeshkët.

Me këngë e valle folklorike rinore juria zgjodhi vajzën më të bukur të bjeshkëve, veshur e stolisur sipas traditave të hershme.

Dila Buja fitoi çmimin e parë mes një konkurence të fortë me disa kandidate për këtë çmim bukurie. Ajo ishte kishta ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës enkas për spektaklin “Logu i Bjeshkëve”.

" I falenderoj të gjithë për këtë vlerësim. Zemra po më plas nga gëzimi. Një veshje e vend më të bukur se ky nuk ka. Jam 22 vjeçe dhe kam lindur në Amerikë. Të vishesh kështu, kaq bukur është një kënaqësi që e ke për gjithë jetën," tha ajo.

Por të udhëtosh drejt këtij vendi magjepsës është e pamundur të mos ndalojmë në fshatin Curraj i Epërm.

I ndodhur në një luginë magjepsësë që ndan nikajn dhe mërtirin në rrethin e Tropojës fshati Curraj i Epërm është cilësuar si perlë e turzmit malor.

Viva helikopter dhe stafi i Ora News u ndalën pikërisht në këtë perlë në Bujtinën e Ndue Mitrit.

Pronarët janë munduar të pajisin ambjentet ku të çlodhen pushuesit dhe ku çdo njeri mund ta ndiejë veten sin ë shtëpinë e tij.

Të zonjat e shtëpisë tregojnë se si nisi idea e krijimit të bujtinës.

"Qëllimi ka qenë mos me lënë shtëpinë e babai të rrënohet. Nga meraku i babait kanë punuar në shtëpi sa kanë pasur mundësi," thonë ato.

Gatimet tradicionale ishin mbresëlëne.

"Ne e quajmë këtë mazë e butë dhe bëhet me qumësht. Ky është një gatim tradicional e zonës së Currajve," tha ajo.

Specialitetet e kushinës nuk mund të mungonin.

"Bujtina ofron produkte bio, të kopshtit tonë, nga fasulja, bishtaja, domatja patatja. Të gjitha gjëra të fshatit. Ne përdorim bukën e misrit, e bëjmë petë me hithra, lakra të egra, flija," tha ajo.

Dhomat ishin të rehatshme e komode.

Me Viva helikopter në Ora News ju përcollëm jo vetëm aktivitetin e Logut të Bjeshkëve, por ju treguam dhe të bukurën e bjeshkëve 2022.

Malësia e Madhe e më të bukurës, traditës dhe kulturave Malësia e Madhe e më të bukurës, traditës dhe kulturave Malësia e Madhe e më të bukurës, traditës dhe kulturave

EMISIONET