Lamtumirë Pjerin Sheldija!

Në Shkodër, iu dha lamtumira e fundit, piktorit Pjerin Sheldija, i cili u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Për afresket e realizuara në 36 kisha e manastire ai ishte thirrej “Mikelanxhelo i Shkodrës”

Afresket e realizuara në 36 kisha e manastire e bënë të njihej si “Mikelanxhelo i Shkodrës” në Shqipëri dhe vendet e tjera të botës ku punoi.

Piktorit Pjerin Sheldija që u nda nga jeta në moshën 85 vjecare iu dha këtë të mërkurë (31 gusht)  lamtumira e fundit.

Në kishën Françeskane, familjarë, miq, qytetarë dhe personalitete të artit e politikës i bënë homazh artistit dhe njeriut!

Pjerin Sheldija përllogaritet se realizoi mbi 200 afreske në Kisha e Manastire.
Lamtumirë Pjerin Sheldija!

Pjetër Logoreci, artist: “Përveç veprës së madhe që ka lënë prapa ai la shpirtin në muret e Kishave. Afresket e tregojnë”

Greta Bardeli, deputete e PD: La një pasuri shumë të çmuar dhe na la një mesazh, atë të dashurisë për jetën, familjen e Zotin
Lamtumirë Pjerin Sheldija!

Tre vepra të tij ndodhen në Vatikan, ndësa Papa Benedikti i 16 e ka nderuar piktorin me “Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.

Edhe pse të shumëvlerësuara Pjerin Sheldija, kurrë nuk pranoi t'i shesë për para veprat e tij.

Lamtumirë Pjerin Sheldija!

Çdo punim që bëri nga fëmijë deri në fund te jetës, ai vetëm e dhuroi.

Bashkia e Shkodrës e ka nderuar Pjerin Sheldijën me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

EMISIONET