Lamtumirë “Dome”, aktori Enver Hyseni përcillet me homazhe tek “Migjeni”
Me Homazhe në Teatrin Migjeni, në Shkodër, iu dha lamtumira aktorit Enver Hyseni, i ndarë nga Jeta në Moshën 71 vjeçare.
Monodrama “Dome” ku tregoi jetën e tij ishte hera e fundit që Enver Hyseni mori duartrokitjet e publikut në skenën.
Familjarët, miq, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit aktorit të ndarë nga jeta në moshën 71-vjecare pas një sëmundje të rëndë.
Në Teatrin Migjeni të Shkodrës, ku për 41 vite dhuroi emocione, këtë të diel kishte hidhërim.
Aktor i brezit të artë, “shembull” për më të rinjtë.
Enver Hyseni nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës në vitin 1975, derisa doli në pension ne vitin 2016.
