KRISHTI U NGJALL! "Ora News" ju uron: Gëzuar Pashkët! Besimtarët e krishterë marrin pjesë në ceremonitë solemne! Pamjet nga kremtimet në Tiranë!

Në Shqipëri dhe të gjithë botën, ka nisur kremimi i Pashkëve. Këtë vit, Pashkët për të krishterët festohen në të njëjtën ditë.

Besimtarët e krishterë kudo në Shqipëri po marrin pjesë në meshat solemne.

Në Tiranë, meshat e mëdha të kësaj nate të shenjtë po mbahen në dy kishat e krishtera, në Kishën Orthodokse “Ngjallja e Krishtit” dhe Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet.

KRISHTI U NGJALL! "Ora News" ju uron: Gëzuar Pashkët!

MESAZHI I ARJAN DODAJT

Kjo mbrëmje është e shenjtë për besimtarët katolikë. Në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt mesha solemne. 

Me këtë rast, Imzot Arjan Dodaj nisi meshën duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve me disa prej fjalëve të shenjta të kësaj vigjiljeje të Pashkës për besimtarët e kishterë.

Në fjalën e tij, Imzot Dodaj tha se kjo vigjilje është lutje pranë Varrit të Krishtit

Imzot Arjan Dodaj tha se druri i kryqit është ai nga i cili varet fati i botës.

Imzot Dodaj tha se kjo vigjilje e madhe është një meshë që po këndohet në të gjitha skajet e botës.

“Kjo vigjilje është lutje pranë Varrit të Krishtit. Në këtë natë të shenjtë përmbushet plani i shenjtë i njeriut dhe gjithësisë. Kjo konkretizohet edhe te disa motra e vëllezër që nëpërmjet pagëzimit të tyre sot afrohen me Zotin.

KRISHTI U NGJALL! "Ora News" ju uron: Gëzuar Pashkët!

Është vigjilja me e madhe që ka dritën e vet. Kjo është në mënyrë të veçantë përvoja juaj që merrni pjesë. Vini nga tradita e familje të ndryshme dhe kjo tregon shpëtimin që sjell Krishti.

Krishti nuk bën dallime. Pikërisht për këtë do të përfshihemi në misterin e hyjit. Druri i kryqit është ai nga i cili varet fati i botës.

Kisha ka kënduar në skajet më të larta të botës. Kështu ne besojmë. Shpirtërisht jemi të pranishëm në çdo anë të botës”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.

CEREMONIA në Kishën “ Ngjallja e Krishtit”

KRISHTI U NGJALL! "Ora News" ju uron: Gëzuar Pashkët!

Besimtarët orthodoksë janë duke ndjekur sonte meshën e Pashkës në Kishën “ Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Në vigjilje të Pashkës Ortodhokse, besimtarët festojnë simbolikën e kësaj feste, ringjalljen e Krishtit. Për besimtarët orthodoksë, shërbesat e shenjta të meshës së madhë të Pashkës janë një pjesë kryesore e besimit fetar.  

Liturgjia e shenjtë në natën e Pashkës kulmon me fjalinë ’Krishti u ngjall’.

Ndezja e qirinjve është një traditë e njohur dhe e veçantë për besimtarët orthodoksë. Qiriri i Pashkës simbolizon Krishtin, ndërsa flaka e qiririt simbolizon ringjalljen e tij.

Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik fetar të të krishterëve.

KRISHTI U NGJALL! "Ora News" ju uron: Gëzuar Pashkët!

Pashka është një festë e veçantë e krishterimit.

Pashka shënon Ringjalljen e Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij me kryqëzim. Për shumë të krishterë, Pashka është fundi i gëzueshëm i sezonit të Kreshmës së agjërimit dhe pendimit.

Redaksia e "Ora News.tv" ju uron Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë.

Qoftë kjo ditë, një dëshmi për dashurinë dhe begatinë e Zotit.

EMISIONET