KRENUESE/ Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, në 3-shen më të mirë të botë

KRENUESE/ Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët përfaqësuan Universitetin e Prishtinës në garën “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, arritën të dilnin në 3-shen më të mirë në botë.

Në garë me gati 400 Universitetet më prestigjioze të botës, këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më dinjitoze të drejtësisë, Willem C Vis.

KRENUESE/ Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të

Kjo është gara më e madhe botërore në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit dhe kjo arritje e ngre lart punën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe na bën të gjithëve shumë krenarë.

KRENUESE/ Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të

Përgëzime të përzemërta studentëve Ariana Rexha Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe trajnerëve: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj, të cilët me përgatitjet e tyre e vendosn Universitetin e Prishtinës në hartën e universiteteve më në zë të botës.

EMISIONET