Konferenca në nder të diplomatit Hajdar Muneka, promovohen dy librat e tij të parë

Në nder të kujtimit të diplomatit shqiptar Hajdar Muneka, familjarë, ambasadorë dhe të ftuar kanë mbajtur një konferencë ku kanë promovuar edhe librin e tij të parë “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën” dhe “Huan Zhi Leva magjike që lëvizi Kinën”, libër i cili mundi të botohej vetëm pas ndarjes nga jeta të tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si njohës i mirë i marrëdhënieve Shqiptaro-Kineze dhe ish ambasador i vendit tonë në Kinë, homologu i tij në Shqipëri ka vlerësuar punën e diplomatit Muneka:

"Ambasadori Muneka ishte një diplomat i shquar dhe një ekspert i marrëdhënieve Kinë-Shqipëri. Një mik i popullit kinez dhe një mik i dashur për mua," tha ai.

E shoqja, e cila e ka njohur që në vegjëli tregon vullnetin e bashkëshortit të saj për të lënë gjumë me shkrimet e tij pavarësisht sëmundjes ndaj së cilës nuk mundi të mbijetojë.

"Unë dhe familja do ta kemi gjithmonë pranë jo vetëm në kujtimet tona më të shtrenjta, por dhe përmes shkrimeve të tij e veçanërisht këtyre dy librave që po i promovojmë sot me ju miq të Hajdarit," tha ajo.

E pranishme ishte edhe ish-ministrja e jashtme dhe ish-deputetja Arta Dade.

"Hajdar Muneton e shtynte vullneti për ta bërë Shqipërinë të njohur e të pranishme në këto vende.

Sigurisht ai e dinte që përfaqësonte një vend të vogël, por kjo nuk e ka kompleksuar. Ishte serioz dhe përfaqësoi deri në nivelet më të larta vendin dhe shtetin e tij," tha ajo.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, ku kontribuoi me eksperiencën e tij.

EMISIONET