Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës, Gjinushi: Mirëseerdhët në truallin e tyre

Për herë të parë në Shqipëri mbahet Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e studiuesve të baladës.

Nga Akademia e Shkencave, kryetari Skënder Gjinushi, u uroi mirëseardhjen studiuesve në atë që e quan truallin e baladave dhe që krijuan art europian të klasit të parë.

"Ju keni ardhur në truallin e baladave, në tryezën e shtruar të tyre, në rajonin autentik të tyre që u formua mu në zemër të mesjetës dhe brezat ja përcollën njëri-tjetrit si një trashëgimi e shenjtë."

Për organizatoren e këtij Kongresi dhe njëkohësisht anëtaren e Kongresit Ndërkombëtar të Baladave, Olimbi Velaj, trashëgimia kulturore si identitet i një kombi ka nevojë për një rëndësi të veçantë për tu ruajtur, studiuar dhe përcjellë te të rinjtë.

"Folklori është i rëndësishëm. Vendet e tjera e studiojnë, ne nuk duhet ra reduktojmë."

Ndërsa për studiuesen dhe kritiken e artit Suzana Varvarica, baladat duhet të trajtohen të veçanta dhe me interes mbetet cilësia artistike që këto vepra kanë.

Kongresi në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave pritet të zgjasë për pesë ditë dhe të zhvendoset dhe në Gjirokastër për tu kthyer më pas në traditë.

EMISIONET