Koncerti i Jubileut/ Rekord shikueshmërie. Emocionon performanca e Ed Sheeran

Koncerti i Jubileut/ Rekord shikueshmërie. Emocionon performanca e Ed

Rreth 12 milionë vetë në Mbretërinë e Bashkuar ndoqën koncertin e yjeve si Diana Ross, George Ezra, Queen dhe Elbow, teksa performuan përpara Pallatit Buckingham, duke përfshirë vetë familjen mbretërore.

BBC konfirmoi se ky ka qenë programi më i ndjekur i vitit deri më tani, me një rekord shikueshmërie.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke falënderuar Mbretëreshën për një "shërbim vetëmohues të përjetshëm", trashëgimtari i fronit Princi Charles mbajti një fjalim kushtuar 7 dekadave të mbretërimit të saj në fron:

"Madhëria juaj, ju vazhdoni të bëni histori. Keni qenë me ne në kohët tona të vështira dhe na bashkuat sot për të festuar momente krenarie, gëzimi dhe lumturie. Keni qeshur dhe qarë me ne dhe, më e rëndësishmja, keni qenë aty për ne, për këto 70 vite. Ju u zotuat se do t'i shërbeni vendit gjithë jetën tuaj…ndaj vazhdoni ta bëni. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.”

Ai foli edhe për mungesën e të atit, të ndjerit Princit Philip:

“Babai im do të kishte shijuar shfaqjen dhe do të ishte bashkuar me gjithë zemër me ne për të festuar gjithçka që vazhdoni të bëni për vendin tuaj dhe popullin tuaj.”

Koncerti u përmbyll nga kantautori britanik Ed Sheeran, i cili solli një interpretim emocional të këngës së tij hit “Perfect” për të mbyllur Konkursin Jubile të Platinumit.

Një video e momenteve të Mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj të ndjerë gjatë mbretërimit të saj u shfaq teksa 31 vjeçari këndoi baladën romantike duke luajtur kitarë.

Performanca e Sheeran u pasua nga një paraqitje e shkurtër nga Mbretëresha në ballkonin e Pallatit Buckingham për të përmbyllur festimet e saj historike katërditore të Platinumit.

EMISIONET