Kinemaja Verore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave çel sezonin e shfaqjeve artistike
Kinemaja Verore prane drejtorise se pergjithshme te arkivave ka celur sezonin e shfaqjeve artistike.
Bashke me prezantimin e kalendarit te shfaqeve, drejtori Ardit bido tregoi se shfaqjet janë falas dhe ato mund rezervohen në uebfaqen teater.arkiva.gov.al.
''Krahas këtyre filmave, në këtë teatër/kinema verore do të mbahen edhe shfaqje teatrore dhe filma artistikë të Universitetit të Arteve (UA), që do të mund të rezervohen përmes këtij aplikacioni''.
Ne aplikacion që mund të gjednet në websajtin e arkivës nevojitet te kryehet perzgjedhja e filmit si dhe te dhenat e gjeneraliteteve emer mbiemer dhe i postes elektronike.
''Duke filluar nga data 24 qershor, Kinemaja Verore pranë DPA-së do të nisë një sezon të ngjeshur artistik me shfaqjen e realizimeve filmike, që risjellin kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut.
Gati 10 filma , në shenjë përkujtese të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist''.
Përmes kësaj nisme, DPA-ja përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm per te rinjte dhe te rejat qe kane dale ne mbrotje te atdheut,kur lirira ka qene e rrezikuar.
Ndërkaq, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave kudo nëpër Shqipëri, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj pushtuesve.