Kastriot Tusha, Nderi i Qarkut Elbasan

Tenori Kastriot Tusha u nderua me titullin Nderi i Qarkut Elbasan në të njëjtën ditë kur Mjeshtri i Madh publikoi një libër për muzikën popullore qytetare të qytetit ku lindi dhe u rrit.

Kastriot Tusha, Nderi i Qarkut Elbasan

U brumos që në fëmijëri me këngët e Usta Isuf Myzyrit, Mustafa Bodinit, Leksi i Vinit e të tjerëve dhe më pas interpretues i krijimeve më të mira.

Mjeshtri i Madh Kastriot Tusha, sjell një studim që shpalos thelbin, dimensionet dhe karakteristikat e këngës popullore qytetare të Elbasanit, temë me të cilën mbrojti titullin Doktor Shkencash.

"Është punë e shumë viteve, mbrojtja Doktoraturën në një temë që unë e kisha për shumë shpirt. Doja që kënga popullore e qytetit tim të lindjes të ketë vlerat e veta."

E cilëson si borxh që ia kishte muzikës së qytetit ku lindi dhe u formua dhe njerëzve rrugën e të cilëve vijoi më pas.

"Është burim dhe gur themeli për gjithë muzikën e Shqipërisë së mesme."

Në teatrin "Skampa", ku gjatë karrierës ka marrë duatrokitje për interpretimet,  Kastriot Tusha mori këtë të mërkurë vlerësimet edhe si studiues.

"Një libër i çmuar që do ti shërbejë të gjithë muzikantëve dhe njerëzve, të cilët duan të dinë për këngën popullore të Elbasanit."

Me një karrierë të pasur si këngëtar i muzikës klasike dhe asaj popullore, Kastriot Tusha u vlerësua me titullin “Nderi i Qarkut Elbasan”.

Kastriot Tusha, Nderi i Qarkut ElbasanKastriot Tusha, Nderi i Qarkut ElbasanKastriot Tusha, Nderi i Qarkut Elbasan

EMISIONET