Karnavalet e Venecias, qytetit i kthehet lavdia e dikurshme me paradat lundruese

Karnavalet e Venecias, qytetit i kthehet lavdia e dikurshme me paradat lundruese

Karnavalet e Venecias janë një nga ngjarjet kulturore më të njohura në botë. Ato zhvillohen çdo vit në brigjet e kanaleve të Venecias dhe tërheqin miliona turistë. Por çfarë i bën karnavalet e Venecias kaq të veçanta? Ju njeh materiali në vijim.

Mijëra vetë u mblodhën në urat dhe brigjet e kanaleve të Venecias për të parë paradën lundruese shumëngjyrëshe që shënon nisjen e festimeve të Karnavaleve. Maska, kostume, kërcim, akrobaci dhe muzikë.

Për dy javë këtë muaj, turistët në qytetin lundrues të Italisë do të ndeshen me këto pamje dhe tingujt e Karnavaleve të Venecias.

Festivali vjetor thuhet se daton në fund të shekullit të 11-të pasi Republika Veneciane përmbysi shtetin romak të Aquileia. Për nder të fitores ushtarake, banorët e qytetit filluan të kërcejnë dhe të mblidhen në Piazza San Marco. 

Gjatë shekujve, Karnavalet e Venecias kanë pësuar shumë transformime, por kanë mbetur gjithmonë një festë argëtimi dhe lirie.

Për shembull, gjatë shekullit të 18-të, karnavalet njiheshin si festat e pasura. Megjithatë, gjatë shekullit të 19-të, karnavalet pësuan një rënie për shkak të pushtimit nga Napoleoni.

Vetëm në vitin 1979 Karnavalet e Venecias u vendosën si një ngjarje vjetore, me krijimin e "Comitato del Carnevale di Venezia".

Që atëherë, karnavalet janë një ngjarje ndërkombëtare, me parada kostumesh, muzikë dhe shfaqje argëtuese dhe shumë aktivitete të tjera për të festuar traditën veneciane.

Sot, rreth tre milionë vizitorë dynden në rajonin verilindor të Venetos të Italisë për karnavalet, e njohura për maskat e përpunuara të bëra prej lëkure, porcelani ose qelqi dhe plot aktivitete artistike.

Karnavalet e Venecias përfundojnë më 21 shkurt, një ditë para fillimit të Kreshmës.

EMISIONET