Java hungareze çelet me ekspozitën ‘Vaniceart’

“Hungarissimo” sjell Hungarinë për shqiptarët përmes një seri eventesh të nisura në Tiranë e më pas në Korçë dhe Elbasan.

Në Muzeun Historik Kombëtar organizatorët folën për ngjashmërinë e kulturës mes dy vendeve.

"Jemi të lumtur që kemi mundësi të shpalosim kulturën hungareze këtu në Shqipëri. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe uroj të vazhdojë kështu. Ky event tregon qartë sesa të përafërta janë kulturat tona. Uroj që ky lloj eventi të organizohet çdo vit".

Artisti inovator, Peter Vaniscsek, me ekspozitën ‘VaniceArt’  prezantoi punimet e inteligjencës artificiale.

Arti i inteligjencës artificiale vjen për herë të parë në Shqipëri dhe sjell një teknologji të re për botën dhe një univers pa limit për fotografinë e rindërtuar.

Punimet e tij unike do të jenë të hapura për publikun përgjatë gjithë javës hungareze të kulturës.

EMISIONET