Java e modës në Nju Jork/ Bashkëpunimi Fendi –Marc Jacobs surprizon industrinë e modës
Supermodelja Linda Evangelista mahniti publikun teksa u rikthye në pisarelë për mbylljen e shfaqjes “Fendi”, në Javën e Modës në Nju Jork. Në 25-vjetorin e 'Baguette Bag', marka italiane i surprizoi të gjithë duke zbuluar një bashkëpunim me Marc Jacobs.
Në tjetër fakt që 2022 është viti i bashkëpunimeve të mëdha. Marka italiane “Fendi” zbuloi një bashkëpunim surprizë me Marc Jacobs në shfaqjen e Javës së Modës në Neë York, teksa shënohet 25 vjetori i çantës së saj Baguette.
Kapsula e vogël u prezantua në Manhattan, si pjesë e një koleksioni më të madh që i bëri homazh çantës më të shitur të markës.
Bashkëpunime të tjera përfshinin një remix të Baguette me Tiffany & Co. Ra në sy edhe një përsëritje e modelit që u bë i famshëm nga Sarah Jessica Parker në "Sex and the City" dhe ndihmoi në rikthimin e shkëlqimit të shfaqjes së këtij viti.
Projekti bashkon dy fuqi krijuese: Jacobs dhe drejtorin artistik të veshjeve të grave Fendi, të cilët më parë kanë punuar krah për krah në Louis Vuitton.
Në një intervistë që shpalli bashkëpunimin, Jones i tha Vogue, "Marc është një nga heronjtë e mi, arsyeja pse jam këtu" dhe e quajti Jacobs "Mbreti i modës amerikane".
Shfaqja u mbyll me Linda Evangelista duke ecur me një fustan blu Tiffany, duke shënuar rikthimin e supermodeles në pistë.