Ismail Kadare "Qytetar Nderi" në Tetovë: Jetojmë në një hapësirë të madhe shqiptare, por për fat të keq shpesh harrojmë

Ismail Kadare "Qytetar Nderi" në Tetovë: Jetojmë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua me titullin "Qytetar Nderi" në Tetovë. Ceremonia u mbajt më 25 nentor në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe vetë shkrimtari ishte atje për të tërhequr çmimin.

Ismail Kadare: "Duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk di të flas fjalë nga më të ndërlikuarat që mund të gjenden në botë sepse kam atë mjeshtëri, mjeshtërinë e fjalës por sepse qaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pafundme të botës iliro-shqiptare.

Këto janë çaste që çdo shkrimtar sado i njohur në botë të jetë apo në vendin e tij i ëndërron ti përjetojë, sepse jeta njerëzore ushqehet prej ngjarjesh të tilla dhe jo vetëm jeta njerëzore e një populli por e një hapësire të madhe siç është hapësira shqiptare që ne e jetojmë por për fat të keq shpesh harrojmë. Nuk jemi të ndërgjegjshëm sa e rëndësishme është ajo për ne vetë, për shpirtin tonë. Dhe si ajo na rrit e formon e na përgatit për të ardhmen. E kjo e ardhme i përket brezave që vijnë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë.

Shkrimtari është një qënie e lumtur nga kjo anë, që veten, shpirtin e mendjen e vet e ka të shpërndarë në mijëra mëndje e mijëra shpirtra, e i ushqen ato ditë e natë edhe atëherë kur kujton se fle gjumë.

Dua tju falenderoj që u ngritët nga shtëpitë tuaja dhe erdhët në këtë sallë për të takuar një njeri që s’e keni takuar kurrë por që për fatin e lumtur të tij keni patur rastin ta lexoni shpesh.

Unë kur dëgjoj fjalët e bukura tuaja për atë çfarë kam shkruar, harroj çdo mundim që kam përjetuar, sepse shkrimtari ka mundime të mëdha kur shkruan, por nuk ka vlerësim më të madh për të sesa mbledhje të tilla kur njerëzit presin të dëgjojnë nga goja e tij diçka edhe më tepër për atë që kanë lexuar nga dora e tij. Ju falënderoj jashtëzakonisht”

Pak ditë më parë, në panairin e librit, bashkudhëtarja e tij në jetë, Helena Kadare tregoi se shkrimtari është duke punuar për një vepër të re dhe se të dy kanë lënë Francën për të jetuar përfundimisht në Shqipëri.

 

EMISIONET