Hoxhë Avdiu: Martesa nuk të varfëron, por të pasuron. Familja dhe fëmijët janë bekimi më i madh në jetën e njeriut

Hoxhë Avdiu: Martesa nuk të varfëron, por të pasuron.

I ftuar në emisionin "Kjo është koha" në Ora News, Hoxhë Ekrem Avdiu ka ndarë pikëpamjet e tij mbi martesën, familjen dhe vlerat e tyre në jetën e njeriut.

Sipas tij, ideja se martesa mund të çojë në varfëri është e gabuar. “Martesa nuk të varfëron, përkundrazi të pasuron, sepse tashmë jeni dy potenciale për të ardhura,” theksoi ai.

Gjithashtu, Avdiu u ndal te rëndësia e fëmijëve në jetën e një çifti. “Kënaqësinë që ta japin fëmijët nuk ka udhëtim në botë që ta kompenson,” u shpreh ai, duke theksuar se asnjë përvojë materiale nuk mund të zëvendësojë gëzimin që sjellin fëmijët.

Në vijim, ai solli në vëmendje një këndvështrim fetar, duke kujtuar historinë e njeriut të parë. “Njeriu i parë, edhe pse ishte në parajsë, pa bashkëshorten ndjeu se diçka i mungonte,” tha Avdiu, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëjetesës familjare.

Sipas tij, është i gabuar mendimi se një person duhet të sigurojë pasurinë më parë dhe më pas të krijojë familje. “Mendimi, do të krijoj familje pasi të kem vënë pasuri, është i gabuar,” tha ai, duke inkurajuar të rinjtë që të mos e shohin martesën si një barrë ekonomike, por si një hap drejt një jete më të begatë.

 

EMISIONET