HISTORIA NË NJË FOTO/ Koha kur Zogu dhe Noli ishin ministra të së njëjtës qeveri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 23:32
Ka qenë një kohë kur Ahmet Zogu dhe Fan Noli ishin ministra në të njëjtën qeveri.
Nga dhjetori 1921 deri në shtator 1922. Pastaj lufta politike i vuri përballë dhe historia dihet!
QEVERIA E XHAFER YPIT
1. Xhafer Ypi – Kryeministër
2. Ahmet Zogu – Ministër i Punëve të Brendshme
3. Fan Noli – Ministër i Punëve të Jashtme
4. Hysen Vrioni – Ministër i Drejtësisë
5. Kolë Thaçi – Ministër i Financave
6. Spiro J. Koleka – Ministër i Punëve Botore e Bujqësisë
7. Ismail Haki Tatzati – Ministër i Luftës
8. Rexhep Mitrovica – Ministër i Arsimit