Historia e Burgut famëkeq të 7 Penxhereve, që vuri nën hije Kalanë e Gjirokastrës

Historia e Burgut  famëkeq të 7 Penxhereve, që vuri nën hije

Burgu i Shtatë Penxereve në Kalnaë e Gjirokastrës, njihet si një ndër burgjet më famëkeq. Burgu ka qenë funksional deri në kohën e komunizmit dhe gjatë kohës që u përdor si burg, edhe vetë kështjella ra në hije, pasi kishte qeli të tmerrshme torturuese.

Adriana Nano, tregon në emisionin "Ora Verore" se burgu është ndërtuar nga mbreti Ahmet Zogu në 1932, si dhe aryen pse konsiderohet famëkeq.

Gjithashtu në Kalanë e Gjirokastrës ndodhet dhe burgu i Koto Hoxhit, një burg torturues, i cili i përket periudhës osmane.

"Burgu i Koto Hoxhit, i përket periudhës osmane. Është një burg i tmerrshëm, pasi në fundin e tij gurët janë të thepisur, pasi ata që burgoseshin brenda këtij burgu vuanin të mos gjenin rehat as në gjumë.

Por burgu më i madh dhe më famëkeq brenda Kështjellës së Gjirokastrës është 'Burgu i Shtatë Penxhereve'. Quhet i shtatë penxhereve, sepse nëse e vëzhgojmë nga qyteti janë 7 dritare. Burgu ka qenë funksional deri në kohën e komunizmit dhe gjatë kohës që u përdor si grup, edhe vetë kështjella ra në hije. Deri sa kështjella funksionoi si burg deri në 1968, edhe vetë kështjella ra në hije, sepse kishte hijen e një burgu.

Është burgu më i madh, i ndërtuar nga Zogu në vitin 1932, me gurët e ujësjellësit që Ali Pashë Tepelena kishte ndërtuar për të sjellë ujin në Kështjellë. Kur ky ujësjellës u shkatërrua, mbreti Zog në vitin 1932 ndërton burgun famëkeq të shtatë penxhereve.

Brenda qelive të burgut është edhe qelia e torturave, një nga qelitë më të tmerrshme dhe më famëkeqe, që ndodhen brenda burgut."

EMISIONET