Pandi Laço - Hesht!

Pandi Laço - Hesht!

Hesht,
Për jahtet në brigje të virgjëra,
Rrëfemë,
Miliona rrugësh të vjedhura,
Hesht,
Rrëfime nga plumbpaguar,
E rrëfemë,
Pensione barnash-skaduar,
Hesht,
Për Encën hirezgjidhur,
Rrëfemë,
Për pyjet gjokspërzhitur,
Hesht,
Për kartonin blu të Brojës,
Rrëfemë,
Trotuarit lutësen për bukën e gojës,
Hesht
Për barin e shtëpive plot "aromë"
E rrëfemë,
Qytetin një lodër - beton,
Hesht
Për "përputhjen" që bëhet sublime,
Rrëfemë,
Për bananen me brumë kokaine,
Hesht
Për Amber dhe Johnny - akuzuar,
Rrëfemë,
Memecërinë e një fqinje dhunuar,
Hesht...
Për orë e avionë që ke ndërruar,
Rrëfemë,
....shpirtin si një xhep të shpuar.

EMISIONET