Graviteti zero”, libri me tregime i regjisorit Woody Allen pas 15 vitesh

Graviteti zero”, libri me tregime i regjisorit Woody Allen  pas 15 vitesh

Praktikisht i injoruar në SHBA dhe ndërsa përgatitet të xhirojë filmin e tij të pesëdhjetë, Woody Allen sjell për botim një libër me tregime të shkurtra, për herë të parë në 15 vjet. 

“Graviteti zero”, që publikohet neser në Europë sugjeron në titull se “të shkruarit nuk duhet marrë seriozisht, por si në çdo komedi të vërtetë, jo çdo e qeshur është pa peshë”.

Regjisori, i cili jeton në SHBA pas rikthimit të akuzave të vajzës së tij të adoptuar Dylan se e kishte ngacmuar kur ishte fëmijë, sjell pjesë të botuara në "New Yorker" dhe njëmbëdhjetë tregime të tjera të shkurtra.

Mikesha e tij e përheshme, Daphne Merkin, gjithmonë me të edhe në stuhinë më të fundit, shkroi parathënien, duke kujtuar vargjet më të mira të Allen.

"Allen nuk ka humbur asnjë pikë të aftësisë së tij për t'u argëtuar. Në këto kohë, një nga ilaçet e pakta të besueshme për zymtësinë dhe dëshpërimin është humori," shkroi Merkin.

Regjisori 85-vjeçar i klasikëve si "Annie Hall", "Hannah dhe motrat e saj", “Manhattan", "Vicky, Christina, Barcelona" mori famë publike falë komedive të tij të mprehta dhe ndonjëherë pikante dhe dramave psikologjike. Vetë Allen beson se elementët e këtyre dy zhanreve lindën "komedinë intelektuale".

Subjekti i preferuar i regjisorit janë peripecitë në marrëdhëniet midis një burri dhe një gruaje.

EMISIONET