Grafit në Pompei/ Mbahet Festivali kushtuar artit të rrugës në Parkun Arkeologjik

Në Pompei, e shkuara takohet me të tashmen. Punimet moderne të katër artistëve të rrugës në grafit janë ekspozuar në Parkun Arkeologjik teksa po mbahet Edicioni i dytë i një prej festivaleve më interesante në Itali.

Grafit në Pompei/ Mbahet Festivali kushtuar artit të rrugës

Rikthehet “Pompei Street Festival”, Festivali kushtuar artit të rrugës, muzikës, kinemasë dhe fotografisë në Edicionin e dytë. Ky është një nga festivalet më interesante në Itali, ku arti i rrugës hedh dritë rreth 2000 vjet më pare, përmes grafiteve që njohim edhe sot.                                                    

Artistët nga e gjithë bota kanë pushtuar rrugët e Pompeit të cilat shndërrohen në një motor dinamik kulturor, një pikë takimi midis audiencës dhe artistëve. Rrugët mbushen me art, muzikë, kinema, fotografi, seminare, instalacione, ekspozita, koncerte etj.

Pompei do të presë gjithashtu vepra nga katër artistë të rrugës, argjentinasi Max Bagnasco në hyrje të gërmimeve, kanadezi Ben Johnston , holandez Gomad dhe Iranian Run, në via dell'Abbondanza brenda gërmimeve dhe të gjithë do të kuptojnë se veprat e tyre jetojnë në vendin e Parkut Arkeologjik.

Për ta ky është një projekt social që ka artin si reflektim ndërgjegjeje, në rrugët e qytetit, në kontakt me vendin, me qytetarët, duke përdorur ngjyrat si formë shprehjeje për një përmirësim të brendshëm në dobi të komunitetit.

Janë gjithashtu edhe 21 realizime për ndërtesat private dhe publike, për projektin e rizhvillimit urban në të gjithë territorin e Pompeit në vijim të misionit tematik të Pompei Street Art 2022: elasticiteti dhe antikiteti.

EMISIONET