Gondola në Liqenin e Shkodrës, lundërtarët nga Venezia promovojnë Shqipërinë turistike
Gondolat veneciane lundruan në Liqenin e Shkodrës si pjesë e një nisme të një shqiptari dhe shoqatës “Settemari” për promovimin e turizmit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve! Synimi është që ky aktivitet të kthehet në traditë
Liqenin e Shkodrës aty ku historia e lundrimit është e hershme, pati vizitorë të veçantë.
Gondolat Veneziane i dhanë tjetër hijeshi kësaj perle të natyrës.
Anëtarë të shoqatës “Settemari” nga Venezia e përfshinë si pjesë të një udhëtimi që nisi nga Shkodra e për të vijuar drejt Malit të Zi.
"Ne kishim përvjetorin e shoqatës sonë dhe kur na u bë propozimi për të udhëtuar drejt Shkodrës, nga një mik i yni me origjinë shqiptare e mirpritëm. Na u duk fantastike, pasi dihen lidhjet mes dy popujve tanë dhe thamë menjëherë: Po, kur është mundësia të përshkohen dy shtete dhe të promovohet turizmi," tha Luisa Vianello.
Luisa Vianello, presidente e shoqatës “Settemari” shpreson që kjo nisëm të kthehet në traditë.
"Shpresojmë të kthehet në traditë edhe pse nuk është e lehtë të sjellësh këto modele varkash të famshme për ujërat e qytetit të Venezias. Faleminderit që na mikpritet dhe na bëtë të mundur të njohim këtë qytet kaq të bukur e me histori," tha ajo.
Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia theksoi se të tilla nisma i shërbejnë promovimit të Shkodrës turistike dhe vlerave që ka ky rajon.
"Ndihma e tyre do të jetë një shtysë e madhe dhe mbështetje e fortë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit," tha Bardh Spahia, kryetar i bashkisë Shkodër
Pamjet sollën në kujtesë kohët kur Shkodra e Venecia kishin një komunikim më të ngushtë, në transportin ujor.