Godet me "Lezet për pushtet", Sandër Ruçi feston 50 vjet në skenë
Aktori Sandër Ruçi festoi me një recital 50 vjetorin e daljes në skënë. Nën titullin “Lezet për pushtet” , Mjeshtri i Madh godet me ironi realitetin në Shqipëri.
50 vjetorin e daljes në skenë e shënoi me recitalin e tij të 15-të, që e pagëzoi “Lezet në pushtet”. Çdo vit rikthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjeshtri i madh i humorit Sandër Ruçi zgjedh ta bëjë me një premierë për publikun e Shkodrës.
Materialet e përzgjedhura të kësaj premiere ishin tejet të veçanta, ku përmes ironisë dhe batutave të humorit, ai thumbon realitete që i jetojmë në përditshmëri.
Personazhe dhe karaktere që t’i ngjisësh në skenë, do guxim, por edhe shumë mund, gjë që nuk i ka munguar aktorit Ruçi.
Sandër Ruçi: “Për të çuar te populli atë ç’ka është e vërtetë, pavarësishtë se është demokraci thuhet nën zë, pse mos ta them edhe unë në publik”
Ndërtimi i skeçeve, kishte ndërthurje tejet të veçanta.
Nga lufta për titujt “Mjeshtër i Madh”, situatat e krijuara mes politikës dhe ambasadorëve, apo fenomeve të tjera që në Shqipëri marrin përmasa shpesh edhe groteske.
Sandër Ruçi: “U mundova të paraqes një shfaqje klasike me humor inteligjent, pikërishtë për të evidentuar këto lloj temash, të cilat ishin edhe të ditës, pa dashur të bëhem modestë, bëhem një fije, revolucionar”
“Lezet në pushtet” e shijoni në Teatrin Migjeni të Shkodrës.