Gjurmët e Nënë Terezës në Shkodër/ Banesa ku jetoi familja e shenjtores mbahet hapur nga një i moshuar

Gurmët e Shenjtores Nënë Tereza në Shqipëri janë të forta dhe shtrihen në disa qytete. Në Shkodër, banesa ku jetoi familja e humanistes, e kthyer në muze, është lënë jashtë vëmendjes dhe mbahet hapur vetëm falë kujdesit të një të moshuari.

Tonin Prela ka hapur portën dhe ka ftuar vizitorët për të ndjekur gjurmët e Nënë Terezës në Shkodër.

Është ritual që e bën thuajse çdo ditë, por 5 Shtatori ka simbolikë të fortë për të: Përkujton ndarjen nga jeta dhe shenjtërimin e saj.

"Është një kënaqësi e madhe që u hap kjo derë se është pjesë e saj, e Nënë Terezës," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo është banesa ku jetoi familja e humanistes shqiptare, që është kthyer në muze kushtuar shenjtores së Kishës Katolike.

Veç fotografive të shtuara, thuajse çdo gjë ka mbetur si në vitet 1930.

Vend pelegrinazhi për turistët vendas e të huaj, por pak i promovuar.

"Vijnë pelegrinë të rrallë. Shumica nuk e dinë se ku ndodhet shtëpia. Kanë ndjekur rrugëtimin e Nënë Terezës. Vijhnë dhe ku ka jetuar familja e saj," tha ai.

Ndërtesa ka statusin e Monumentit të Kulturës, por thuajse e harruar nga institucionet.

"Te cilat zyra duhet të shkojmë që të ketë reklamim sepse në këtë lagje ndodhet shtëpia ku ka jetuar Nënë Tereza. Kjo ndikon që vijnë kaq pak njerëz. Ata duhet ta dinë vetë rëndësinë që ka," tha ai.

Kjo tabelë që tregon se këtu jetuan prindërit e Nënë Terezës që u vendos në vitin 2010 nga këshilli bashkiak është shenja e vetme e përkujdesit të Shtetit.

Asgjë tjetër nuk bërë në këtë shtëpi muze kushtuar Shejtores shqiptare.

Gjurmët e Nënë Terezës në Shkodër/ Banesa ku jetoi

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET