GJIMNAZISTËT DHUROJNË SPEKTAKËL/ 8 shkolla garuan në Elbasan me artin e tyre

Teatri “Skampa” në Elbasan u bë mikpritës i trupave të 8 gjimnazeve të qytetit. Përmes artit të tyre nxënësit sollën një natë magjike duke suprizuar shikuesit dhe jurinë

Gjimnazistët e 8 gjimnazeve në Elbasan garuan me numrat më të mirë artistik të tyre.

Maratona gjallëroi teatrin “Skampa” që shpesh u pushtua nga duartrokitjet.

Vetë gjimnazistët e konsideruan një natë magjike.

Sigurisht juria e përzgjedhur nderoi me çmime më të mirët.

Përformanca dhe pjesëmarrja bëri që zhani ciko të jap një propozim ndryshe për maratonën e ardhme.

Drejtuesi Artistik dhe ideatori i Maratonës rinore Edmond Rrapi nuk nguroi të theksonte se interesi dhe performance nuk ishte parë as në hapat e para të eventit të realizuar fillimisht në vitin 1996.

EMISIONET