“Gjaku” i Ukrainës në Kanë, vajza e panjohur protestë simbolike në tapetin e kuq
Një vajzë e paidentifikuar e veshur me një fustan me ngjyrat e Ukrainës, protestoi kundër luftës në Tapetin e Kuq të Kanës duke hedhur gjak të rreme mbi veten.
Fustani me ngjyrat e ukrainës tërhoqi mënjehërë vëmendjen në tapetin e Kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Por thuajse askush nuk e njihte deri në këtë cast.
Ndaloi, shikoi kamerat, më pas nxorri dy qese me gjak të rremë dhe i derdhi mbi trupin e saj.
Protesta për Ukrainën u zhvillua në premierën filmit Just Philippot Acid.
Reagimi erdhi pas deklaratës së të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.
Ky nuk ishte rasti i parë që në festivalin e Kanës ndodhin protesta në mbështetje të Ukrainës.
Edhe në vitin 2022 një grup feministesh kanë organizuar një protestë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, duke shpalosur një pankartë për të theksuar dhunën ndaj grave.
Po në të njëjtin vite në festivalin e kanës, një grua hoqi rrobat e saj për të zbuluar mesazhin “mos na përdhunoni” në trupin e saj të lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, dhe bojë të kuqe në të brendshme.