Genc Tukiçi: Kam gjithmonë mall për Shqipërinë. Muzika nuk ka pasaportë

“Një djalë i vogël argëtohet në piano duke luajtur Moxart kur nga dritarja e dhomës së tij i vjen zëri i himnit I atdheut dhe vocërraku nga një fëmijë trasnformohet në gjigand. Kështu është konceptuar koncerti “Udhëtim rreth botës me muzikë” i Genc Tukiçit, Inva Mulës dhe Olen Çezarit që do të mbahet sot në mbrëmje në Teatrin e Operas në Sofie të Bullgarisë.

Koncerti përkon me 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe do të çelet me himnin e Shqipërisë, tregon kompozitori i njohur shqiptar Genc Tukiçi në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora me moderator Arjola Shehun.

Genc Tukiçi: Unë kam mall gjithmonë për Shqipërinë, megjithëse kam pak kohë që jam larguar, por sapo largohesh nis mallin. Nuk di ta shpjegoj por është dashnia për vendlindjen e atdheun. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për një person

Dite e Re: Këtë dashuri ia keni ushqyer edhe fëmijëve?

Genc Tukiçi: Nuk është zgjedhje, por është detyrë. Unë kam 4 fëmijë dhe të katërt e duan shumë Shqipërinë. Është detyrë e çdo shqiptari tia përcjellë këtë fëmijëve. Është e vështirë të shpjegohet me fjalë por vjen gradualisht dhe mendoj se 4 fëmijët e mi e duan atdheun

Dite e Re: Si festohet në familjen tuaj?

Genc Tukiçi: Është festë. Bëjmë një darkë pak më speciale. Mundohemi të vishemi me diçka simbolike, një flamur apo qeleshe. Vjet në këtë datë bëmë një koncert në Paris me Inva Mulën e Olen Çezarin. Ndërsa sot kemi koncert në operan e Sofies. Do të festojmë. Do të ketë shumë muzikë. Do të ketë dhe muzikë shqiptare. Mikëpritja e bullgarëve është e jashtëzakonshme por dhe  nga ambasada shqipare në Sofie.

Ditë e Re: Na tregoni më shumë për koncertin që do mbahet në Sofie. Do të jetë publiku vetëm shqiparë që do ju ndjekë?

Genc Tukiçi: Kam gjithmonë mall për Shqipërinë.
Ne foto: Kompozitori Genc Tukiçi

Genc Tukiçi: Nuk mendoj se kam mësuar se këtu nuk ka shumë shqiptarë. Do të ketë publik bullgar e shqiptarë por kjo s’ka rëndësi. Baba im më ka mësuar që edhe 1 person me qenë në sallë, çfarëdo nacionaliteti të ketë nuk ka rëndësi, se muzika nuk ka pasaportë është internacionale. Ne do të luajmë shumë muzikë shqiptare sonte. Kjo ka rëndësi për ne se është festa jonë por do të transmetojmë emocione jo vetëm me muzikën shqiptare por dhe muzikën tonë që na del nga zemra e shpirti.

Në fillim padiskutim do të jetë himni shqiptar. Kam imagjinuar një djalë të vogël që argëtohet në piano duke luajtur Moxart. Ndërsa nga dritarja e dhomës së tij i vjen zëri i himnit të vendit të tij dhe ky fëmijë i vogël nga një fëmijë trasnformohet në gjigand.

Do të kemi më pas këngë nga Shkodra, Korça që i kemi stilizuar në mënyrën tonë. Një këngë nga kompozitori i madh Avni Mula. Oleni do të luajë. Margjelon, por do të luajmë dhe muzikë bullgare për të nderuar bullgarët.

Koncerti titullohet “Udhëtim rreth botës me muzikë”

Salla do të jetë plot dhe ne jemi shumë të lumtur që do të luajmë me sallën plot. Pas pak do të shkojmë në sallën e Operas të nisim provat dhe në darkë do të jetë koncerti.

Ditë e Re: A do të ketë njerëz të afërm?

Genc Tukiçi: Për mua është fat nëse kam një familjar, por edhe nëse nuk është fakti është që kudo në botë del një shqiptar. Sa të vegjël jemi aq shumë jemi kudo nëpër botë dhe në këtë rast edhe një shqiptar që nuk e njoh kur jam diku larg vendlindjes bëhet shumë I afërt, bëhet I familjes. Do të ketë dhe shqiptarë. Megjithëse nuk e kam familjen e gjakut, fakti që ka shqiptarë më bën të ndihem mirë.

Ditë e Re: Jeni bërë si familje e vogël me Inva Mulën dhe Olen Çezarin

Genc Tukiçi: Jemi shokë të mirë, kolegë të mirë. 30 vite më përpara kur erdha në Francë nuk flisja frëngjishten siç flas sot dhe në radio dëgjova që kuarteti kishte bërë 30 vite që ishte bashkë. Mu duk e çuditshme dhe I thashë me siguri që nuk e dinin mirë frëngjishten por me kohë kuptova se e kisha kuptuar mirë se të luash me dikë tjetër, të gjesh shpirtin motër apo vëlla siç ka ndodhur me Invën dhe Olenin është diçka që kërkon vite. Kur kjo alkimi ndodh mes muzikantëve nuk e lëshon më. Me Invën ka ndodhur gjithmonë kjo alkimi, dhe 7 vite më pas ndodhi e njëjta alkimi me Olenin.

Bashkëpunimin me Invën e Olenin nuk e konsideroj komplementare por prioritare. Jeta ime e përditshme është me koncerte udhëtoj shumë. Kur jam në Paris jap mësim. Por asnjë koncert nuk prëjashton tjetrin por ushqen mirë koncertin e radhës. Unë jetoj dhe ushqehem me muzikë dhe e konsideroj fat për të punoj me muzikantë të këtij kalibri

Dite e Re: Po fëmijët do bëhen muzikantë?

Genc Tukiçi:  Asnjë nga 4 fëmijët e mi nuk studiojnë për muzikë. Ato janë në drejtime të tjera që e kanë zgjedhur vetë. E kam pasur ëndërr që djali i vogël Abraham të bëhej tenor, por ishte vetëm një ëndërr e imja. Nadia ka studiuar muzikë dhe është më afër meje në sensing muzikal. Nuk e përjashtoj që në të ardhmen përveç shkencave politike që po studion të vazhdojë të këndojë e luajë në piano.

Ditë e Re: Ndoshta je nga të paktët prindër që thonë që do të donin që fëmijët të vijonin artit, se shpesh thonë: Jo larg artit

Genc Tukiçi: Në fillim do tu thoja të gjithë prindërve bëjini fëmijët muzikantë. Por mamaja ime më thoshte “Jo çdo gjë që shndrit është ar”. Aparenca që shndrit është ar por është punë e përditshme. Një muzikant nuk njeh pushimet, as fundjavën. Çdo mëngjes që zgjohesh duhet të prodhosh dhe japësh emocion. Publikut duhet patjetër ti jap shpirtin. Në këtë sens është e vështirë. Nuk bëhet fjalë për perfeksionimin e instrumentit, që duhet të jetë, por instrumenti ikën dhe ngelet emocioni.

Vite më parë një grua më tha: Pianoja është shumë e madhe. U trishtova pak sepse thashë ajo ka parë vetëm anën pianistike dhe jo shpirtin tim dhe I thashë vetes nuk paskam luajtur kaq mirë sepse ajo ka parë anën e jashtme. Kur dikush më thotë Genc më ke prekur atëherë po. Them kam bërë diçka.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET