Shkodra gati për festivalin Luleborë, Udhëheqësi Artistik: Duhet investim, nuk vazhdohet me thërrime

Për të shtatin vit, Qendra Kulturore “Pjeter Gaci”, teatri “Migjeni” dhe bashkia Shkodër kanë nisur punën për organizimin e festivalit të këngës qytetare “Luleborë”.

Markelian Kapedani, udhëheqës artistik i këtij Festivali, tha se edhe këtë vit ka një pjesëmarrje të shtuar të këngëtarëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

"Ka marrë fizionominë e një festivali modern, bashkëkohor dhe kënga përfshin mbarë kombin me autorë që vijnë nga Vlora, Gjakova, por edhe shqiptarë nga jashtë, Italia."

Muzikanti Kapedani ka një thirrje për bashkëpunim më të madh në realizimin e këtij Festivali.

"Është një eveniment me rëndësi dhe ka nevojë për investim. Nuk mund të vazhdojë më me thërrime për të mbajtur një eveniment kaq me rëndësi për qytetin."

Edicioni i shtatë i Festivalit të këngës qytetare “Luleborë” nis të premten, datë 18 nëntor, në orën 19:00, në teatrin “Migjeni”.

EMISIONET