“Fllad rinor” në Vlorë/ Të rinjtë parodi me problematikat e kohës që po jetojmë

Humor me problematikat e jetës së përditshme dhe kohës që jetojmë. Një grup të rinjsh, po tentojnë të vazhdojnë traditën e parodistëve të njohur të Vlorës.

Ata janë mes atyre që nuk po planifikojnë të marrin rrugët dhe të ikin, por guxojnë që ëndrrat ti bëjnë realitet në vendin tyre.

Pasioni për artin i bëri bashkë në skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë.

"Fllad Rinor" me parodi, këngë dhe skeçe.

Synimi mbetet vazhdimi i traditês së parodisë vlonjate.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ata ishin të parët, por ne do të mundohemi të futemi në hapat e tyre.

Kam rreth 3 vjet pa hipur në këtë skenë që dikur hipa me të mëdhenjtë parodistë.

Ishte diçka shumë e bukur që nuk do ta harroj kurrë," thonë të rinjtë.

"Gjëja më e bukur që po i jepet qytetit të Vlorës është ky fllad i të rinjve," tha një spektator.

Shfaqja është mirëpritur nga publiku i shumtë vlonjat të cilët kanë vlerësuar performancën e aktorëve të rinj.

Shumë e bukur, suksese të rinjve. Ishte një kënaqësi e veçantë dhe do ti mbështes gjithmonë," tha një spektatore.

Me regji të Gentian Këllçiu, organizator Besnik Aliaj dhe libret të Ergys Alushi, shfaqja do të jepet për tre ditë me rradhë.

EMISIONET