Filmi i frymëzuar nga bariu nga Wellsi debuton në "Tribeca film festival 2022"

Filmi i frymëzuar nga bariu nga Wellsi debuton në "Tribeca film

Një dokumentar për një bari delesh nga Uellsi është përzgjedhur mes 7000 filmave për të qenë pjesë e garës në Festivalin e Nju Jorkut, “Tribeca” .

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Heart Valley ndjek një ditë në jetën e Wilf Davies, 73-vjeçarit nga Cellan, në Ceredigion. Regjisori Christian Cargill ia prezantoi filmin 73-vjeçariy pasi lexoi një artikull në “The Guardian” për jetën dhe përkushtimin e tij ndaj kopesë prej 70 delesh.

Filmi i frymëzuar nga bariu nga Wellsi debuton në "Tribeca film

Davies nuk del kurrë nga shtëpia e tij në Luginën e Teifit, punon vetëm dhe ha të njëjtin vakt me peshk, fasule të pjekura, qepë dhe një vezë të skuqur çdo mbrëmje. Cargill mendon se filmi rezonon me njerëzit që përjetuan klaustrofobi gjatë bllokimit.

"Ai është i shkëputur në mënyrë arketipike, nuk ka telefon, as internet. Ka pothuajse një jetë viktoriane. Kur ne kemi qenë të bllokuar në qytete në banesat tona, të gjithë ishin të dëshpëruar të largoheshin dhe të kishin hapësirë. Ai e arrin plotësisht këtë çdo ditë dhe e vlerëson vërtet,” tha ai.

Cargill tha se Davies ishte "i kënaqur në heshtje" që filmi ishte zgjedhur për festivalin.

"Unë mendoj se ai është prekur që njerëzit janë të interesuar për jetën e tij. Shpresoj që kjo të shërbejë si një trashëgimi për të, si një fotografi e këtij personi të mrekullueshëm," tha Davies.

Festivali i Filmit “Tribeca” i cili zgjat nga 8 deri më 19 qershor u krijua nga Robert De Niro, Jane Rosenthal dhe Craig Hatkoff në 2002 për të ndihmuar në rigjallërimin e Manhatanit të poshtëm pas sulmeve të 11 shtatorit.

EMISIONET