Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë këtë vit, por në Shqipëri, Rama: Lajm i mirë!

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë

Duket se festivali i mirënjohur “Sunny Hill”, këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se një vendim erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës kishte rënë dakord që t’ia japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që ta mbajë këtë ngjarje në Kosovë.

Por procedurat më tej janë zvarritur në Qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht.

Festival që do të mbahet nga 4 deri më 7 gusht në Tiranë është njoftuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Rama: Lajm i mirë. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo.

EMISIONET