Festivali i shahut në Lezhë, 8 ekipe me rreth 100 shahistë në garën mbarëkombëtare
Për 7 ditë me radhë, në Lezhë u mbajt festivali i Shahut, një garë mbarëkombëtare pjesë e të cilës u bënë 8 ekipe me rreth 100 sportistë të moshave të ndryshme.
8 ekipe nga Shqipëria dhe rreth 100 sportistë nga vendet e rajonit, ishin pjesë e festivalit të shahut Lezha 2022.
Klubi i Butrintit triumfoi në kampionatin Kombëtar Ekipor.
Ndërsa në Kampionatet Mbarëkombëtare të Rapidit dhe Blitzit, dominuan shahistët nga Kosova.
“Po kthejmë dinjitetin e këtij sporti. Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, ka shumë fëmijë të talentuar,” tha Fatos Muça, mjeshtër i shahut .
Gjatë këtij festivali, u zhvillua një seminar me të gjithë mësuesit e shahut në Lezhë.
“Të gjithë mësuesit e shkollave të Lezhës, në seminarin e mësimdhënies së shahut, deri në seminarin e arbitrave, i vlefshëm për arbitër kombëtar ku kishte rreth 16 pjesëmarrës nga klubet e tjera,” tha Majlinda Pelinci, sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut.