Festivali i Rapsodëve/ Mbyllet edicioni i 12-të në Lezhë, dëshmi e ruajtjes së trashëgimisë
Është mbyllur edicioni i dymbëdhjetë i festivalit tipologjik të rapsodëve dhe instrumentistëve shqiptarë. 17 grupe konkuruan në garën që dëshmoi ruajtjen e trashëgimisë artistike të rapsodëve shqiptarë.
Ka mbyllur siparin edicioni i 12 i Festivalit Folklorik Tipologjik i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë i cili u organizua në Lezhë.
Në natën e dytë të këtij eventi përformuan 9 grupe artistike, të cilët shpalosën vlerat folklorike të zonave të tyre.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike Niko Kotherja, thotë se evente të tilla janë mjaft të rëndësishme për ruajtjen e Trashgimisë Kulturore.
“Nata e fundit, nata e dytë e edicionit të 12-të, të këtij fesivali. Do shihemi mbas dy vitesh, në edicionin e 13-të, me prurje akoma më të mira besoj, me miq të tjerë nga Kosova dhe me zemrat plot për të ruajtur trashëgiminë kulturore,” tha ai.
Juria e përbërë nga Zef Çoba, Frano Kulli dhe Fatos Qerimaj vlersoi me çmimin "Gjok Nonaj" Rapsodet e Malesisë së Madhe, me çmimin "Ndue Shyti" Grupi i Rapsodeve të Lezhës, çmimin "Dervish Shaqja" e mori grupi i Hasit, ndërsa me çmimin rapsodi i ri, më i mirë u vlersua Emanuel Sukaj ,instrumentistet e rinj të Pukës dhe Enver Kurti.
Çmimin special në intepretimin më të mire, e mori rapsodi i Vlorës dhe çmimin i karrierës Lulash Pllumi.
Në edicionin e 12 të Festivalit Folklorik Tipologjik të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë që u zhvillua për dy netë me radhë në Lezhë morën pjesë 17 grupe artistike nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.