Festivali i lojërave dhe riteve, grupe nga i gjithë vendi prezantuan traditat popullore

Në Devoll u mbajt edicioni i parë i Festivalit Tipologjik Kombëtar të Lojërave Popullore dhe Riteve, ku 10 grupe prezantuan më të mirën e traditës.

Nëpër rrugët e Bilishtit shpalosën fillimisht kostumet popullore, ndërsa marshuan nën tingujt tradicionale të zonave që përfaqësonin.

Në stadiumin e Devollit ku u mbajt edicioni i parë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave popullore dhe Riteve treguan traditat.

Rite të dasmave e gëzimeve të tjera familjare.

Lojëra që kërkojnë shkathtësi e forcë, kanë natyrën e garës por ofrojnë argëtim.

Përfaqësues të brezave të ndryshëm që mbartin e përcjellin me të mira të kulturës popullore.

"Traditat të kalojnë nga brezi në brez, të mos harrohen."

Kritikë që traditat po zbehen.

"Nuk janë harruar por nuk promovohen."

10 grupe nga krahina të ndryshme  të vendit u bënë pjesë e Festivalit që organizatorët synojnë ta kthejnë në traditë

"Qëllimi është të rikthejmë mbi baza dhe kritere shkencore organizimin e lojërave popullore dhe riteve."

Më të mirët u vlerësuan me çmime nga një juri profesioniste.

Festivali i lojërave dhe riteve, grupe nga i gjithë vendi prezantuan

EMISIONET