Festivali i kamionëve në Britani, mbi 25 mijë admirues

Me rastin e 25 vjetorit, rikthehet në Oxfordshire Festivali i Kamionëve, një nga eventet më të mëdha kushtuar rock-ut dhe pop-it të ri. Mbi 25.000 admirues pritet t’I bashkohen festivalit, pas tre viteve ndërprerje për shkak të pandemisë.

Festivali i kamionëve në Britani, mbi 25 mijë admirues

Festivali i Kamionëve rikthehet në Britaninë e Madhe në edicionin e 25-të pas tre viteve ndërprerje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mbi 25.000 admirues pritet t’I bashkohen festivalit, ndërsa organizatorët e përshkruan kthimin në Hill Farm pas ndërprerjes si "vërtet emocionues".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Të jemi sërish bashkë pas kaq shumë kohësh është e shkëlqyer, jo vetëm me njërëzit e mbledhur, por edhe me të gjithë ekipin që punon pa u lodhur në prapaskenë për të realizuar ‘Truck Fetsival’, disa nga ata që nuk i kemi parë për shumë vite”.

Ky është një nga festivalet më të mëdha që mbahet në Oxfordshire dhe i vetmi kushtuar rock-ut dhe pop-it të ri.

Sam Fender, Kasabian, Bombay Bicycle Club, The Kooks, Sigrid, Kelis dhe heroi i Eurovizionit Sam Ryder do të performojnë të gjithë në eventin e rikthimit.

45 kamionë me produkte ushqimore do të rreshtohen pranë Clocktower Plaza nga mesdita deri në orën 22:00. Përveç kamionëve ushqimorë, festivali do të përfshijë përvoja unike në katër rrota.

Do të ketë kamionë që shfaqin modën dhe veshjet, kamion me kabina fotografike dhe diçka miqësore për kafshët.

Festivali i parë i Kamionëve u konceptua nga vëllezërit Robin dhe Joe Bennett. Ai u mbajt për herë të parë në vitin 1998, kur një kamion aktual u përdor për skenën muzikore.

 

EMISIONET