Festivali i dritave në Singapor, me tematikë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e mjedisit

Festivali i dritave në Singapor, me tematikë ndërgjegjësimin

Rikthehet pas një ndërprerje dy-vjeçare, Festivali tradicional i dritave në Singapor, që sjell nga veprat e artit që provokojnë mesazhe, deri te programet që inkurajojnë zakone të qëndrueshme.  

Festivali i dritave në Singapor, me tematikë ndërgjegjësimin

Më dhjetëra njerëz u mblodhën në zonën Marina Bay të qytetit, duke pozuar pranë veprave të artit shumëngjyrëshe.

Drejtori i Festivalit, Jason Chen, tha se “I Light Singapore” vjen me një kaleidoskop ngjyrash përmes veprave të disa prej krijuesve më të mirë në Singapor dhe më gjerë.

Festivali i dritave në Singapor, me tematikë ndërgjegjësimin

 “Arti është një mjet për të komunikuar me publikun dhe ndaj duhet qëndrueshmëria. Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të madh në këtë brez dhe do kenë shumë më tepër në brezat e ardhshëm. Pra, të gjithë duhet të veprojnë tani, ndërgjegjësimi duhet të fillojë menjëherë,” tha Chen.

Dritat e kursimit të energjisë dhe materialet miqësore me mjedisin përdoren në instalime për të ndërgjegjësuar publikun, megjithëse Joven Heng, inxhinier softuerësh mbetet skeptik për efektivitetin e festivalit për të transmetuar një mesazh mjedisor.

Festivali i dritave në Singapor, me tematikë ndërgjegjësimin

"Sinqerisht nuk mendoj se kjo lloj ngjarje do t'i bënte njerëzit të mendojnë për ndryshimin e klimës. Mendoj se e vetmja gjë që mendojmë për ndryshimin e klimës është ndërsa ecim këtu dhe bën shumë nxehtë. Besoj se forumet e tjera si “fikja e dritave” do të ndihmonin më shumë," tha ai.

Ndër 20 instalimet e festivalit nga 57 artistë spikatën: një kandil deti gjigant me shkëlqim, fenerë të bërë nga rrjeta peshkimi të hedhura dhe një skulpturë e përbërë nga CD.

Festivali i dritave në Singapor, me tematikë ndërgjegjësimin

Veprat e artistëve nga 14 vende të ndryshme shpërndahen përgjatë buzës së rezervuarit.

Ngjyra tematike është vjollca, e cila ka gjatësinë e valës më të shkurtër, por energjinë elektromagnetike më të fuqishme në spektrin e dritës së dukshme.

Eventi do të përmbyllet më 26 qershor.

EMISIONET