Festivali i aktrimit ''Apollon'', edicioni i 15-të rikthen në skenë yjet e kinematografisë shqiptare

Festivali i aktrimit Apollon është rikthyer në edicionin e tij të 15-të në qytetin e Fierit.

Për 8 ditë me radhë do të vihen në skenë 5 shfaqje të teatrove të Durrësit. Tiranës dhe Prishtinës.

Kryebashkiaku Armando Subashi në konferencën për shtyp , ka pohuar se Festivali i Aktrimit Apollon, është finalizim i projektit “Për Teatrin” i nisur që në muajin shkurt dhe që përfundon në fund të Nëntorit.

''Është një traditë shumë e bukur e qytetit tonë. Ky festival nga viti në vit ka ardhur duke u përsosur gjithmonë e më shumë''. 

Në skenë do të performojnë yjet e kinematografisë shqiptare si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Gaz Paja etj.

“In Memorium” do të jetë dhe çmimi mirënjohës për dy artistët simbol të teatrit Fatos Sela dhe Hajrie Rondo.

Ndërkohë për Subashin sfidë mbetet gjetja e aktorëve të rinj , mungesa e të cilëve , po pengon rikthimin në identitet të trupës së teatrit “ Bylis”.

EMISIONET